Ruskoska: E përjashtoj mundësinë se informacioni për paraburgimin e Mijallkovit ka dalë nga Prokuroria


Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska në një deklaratë për televizionin “Sitel” sonte mohoi se informacioni për paraburgimin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov ka dalë nga ata.

“Nuk ekziston një mundësi e tillë, sepse informacionin e parë të cilin unë e dërgova në MPB e shkruaja vetë në kabinet në orët e pasdites të së shtunës dhe nuk ishte askush në punë përveç meje. Dje, të dielën, erdhën vetëm kolegët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov tashmë me propozim të përgatitur për gjykatë për përcaktimin e masës së paraburgimit kështu që përveç neve të treve të dielën nuk e dinte askush. Absolutisht e përjashtoj mundësinë se informacioni ka dalë nga Prokuroria”, deklaroi Ruskovska.