Rusja e arrestuar në Shqipëri/ Gazetari bullgar: Svetlana Timofeeva ka një histori interesante, ka pasur një rast të ngjashëm edhe në…

Gazetari bullgar Chisto Grozev, i njohur mes të tjerash edhe për faktin që ka zbuluar agjentët rus të cilët tentuan të helmonin kritikun e Kremlinit Alexei Navalny, ka shkruar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në uzinën e armëve në Gramsh.

Në një postim në Twitter, Grozev ka shkruar se shtetasja ruse e arrestuar, është Svetlana Timofeeva, për të cilën u shpreh se ka një histori interesante.

Ai shtoi se shtetasja ruse ka pasur një rast të ngjashëm edhe në Egjipt, ku një nga “fotografët” me të cilët udhëtonte, është shpëtuar vetëm me ndërhyrjen e Ministrisë së jashtme ruse.