Rusia: “Zvogëlimi i operacioneve ushtarake nuk nënkupton ar*mëpushim”


Premtimi i Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe veriut të Ukrainës, nuk nënkupton armëpushim, ka thënë shefi i ekipit negociator rus, Vladimir Medinsky. Ai i ka bërë këto deklarata pas negociatave për paqe që kanë zhvilluar Ukraina dhe Rusia në Stamboll.

“Ky nuk është armëpushim, mirëpo kjo është aspirata jonë, që gradualisht të arrijmë uljen e tensioneve, të paktën në këto rajone”, ka thënë Medinsky në një intervistë për agjencinë e lajmeve, TASS.
Rusia ka thënë më herët gjatë ditës se planifikon të “zvogëlojë në mënyrë radikale” aktivitetet ushtarake jashtë qyteteve ukrainase, Kiev dhe Çernihiv.