Rusia thotë se po krijon vaksinën e koronavirusit për macet

Pas pretendimit për realizimin e vaksinës për pacientët me Covid-19, Rusia informon se po punon në krijimin e vaksinës së koronavirusit për të mbrojtur nga epidemia macet shtëpiake dhe industrinë vendase të pelushit të lundërzave.

Zhvillimi vjen pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi se vendi ka aprovuar vaksinën e parë të koronavirusit për përdorim njerëzor duke thënë se fillimisht e kishte marrë vajza e tij. Tashmë agjencia shtetërore veterinare ruse Rosselkhoznadzor, po punon për vaksinën e koronavirusit për felinet teksa kreu i saj Sergey Dankvert tha se vaksina nevojitet për fermat e pelushit të lundërzave të cilat koronavirusi i ka go*ditur rëndë në Holandë e Danimarkë.