Rusia po armatos Serbinë/ Sistemi antiraketor “Pantsir-S1” i Rusisë arrin në Serbi

Dy nga gjashtë sistemet mbrojtëse kundërajrore ruse “Pantsir-S1”, të porositura nga Moska, kanë arritur arritur sot në Serbi.

Siç njofton prestigjiozja ruse “Sputnjik”, dy të parat nga gjithsej gjashtë sisteme anti-raketore, kanë arritur në aeroportin “Pukovnik-pilot Milenko Pavlovic”, pranë kryeqytetit serb.

Në rrugën e tij nga Moska, avioni që transportonte pajisjet e shmangte hapësirën ajrore të Ukrainës dhe fluturoi mbi Detin e Zi dhe Bullgarinë për në Serbi.
Mediat bullgare raportuan disa ditë më parë se qeveria kishte aprovuar fluturimin.