Rusia përfundon testimet e super-tankut T-90M, disa qindra do të hyjnë në shërbim

Tanku i kategorisë së fundit të Moskës T-90M, raportohet se ka përfunduar testimet teksa grupi eksperimental i integruar në ushtri prej vitit të shkuar ka realizuar objektivat.

Modeli i ri ka përmirësime të konsiderueshme nga T-90MS, dhe është inferior vetëm ndaj atij T-14. Përmirësimi më i dukshëm është topi kryesor 2A82-1M dhe sistemi i kontrollit të zjarrit Kalina, që lejojnë dislokimin e një seri municionesh të specializuara me fuqi zjarri më të madhe.

Të tjera përmirësime janë sistemi i mbrojtjes aktive Afghanit dhe mburoja reaktive Relikt. Kjo platformë raportohet gjithashtu më pak e kushtueshme se T-14, raportojnë rrjetet amerikane të armatimit.