Rusia po përgatitet të japë leje për regjistrimin e vaksinës së dytë kundër koronavirusit, në fund të shtatorit ose fillim të tetorit, deklaroi të mërkurën zëvendëskryeministrja ruse, Tatjana Golikova.
Në takimin e qeverisë, Golikova ka informuar presidentit rus Vladimir Putin se fazat e hershme të analizave klinike të vaksinës që e zhvillon Instituti për virusologji “Vector” në Siberi do të përfundojnë deri në fund të shtatorit.
Ajo tha se deri më tani nuk janë vërejtur komplikime tek vullnetarët të cilët e kanë pranuar vaksinën në fazën e parë dhe të dytë të analizave klinike, transmeton “The Guradian”.
Në fillim të këtij muaji, Rusia u bë vendi i parë ku është miratuar vaksinë kundër koronavirusit, pas më pak se dy muaj analiza klinike.