Rusia me te*ntativa të vazhdueshme për të destabilizuar Ballkanin

Rusia vuri nën shënjestër Ballkanin Perëndimor, në një periudhë kur shtetet e tij kristalizuan bindjen e tyre për anëtarësim drejt NATO-s. Në vitin 2016, Ballkani u trondit nga ngjarjet kur dhjetëra persona, kryesisht nacionalistë proserbë dhe prorusë te*ntuan të organizonin puç ndaj qeverisë së Malit të Zi, për ta mbajtur këtë vend jashtë NATO-s. Komplotistët, sipas aktak*uzës synonin të merrnin nën kontroll Parlamentin e vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare, të vr*isnin kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviq si dhe të instalonin një udhëheqësi pro-ruse.

Eduard Shishmakov and Vladimir Popov, dy oficerë rusë të shërbimit ushtarak u dë*nuan në mungesë me nga 15 dhe 12 vjet bu*rg, për te*ntativë te*rrorizmi dhe krijim të organizatës kr*iminale.
Në vitin 2018, kur opinioni ndërkombëtar u trondit nga he*lmimi me gaz nervin noviçok i ish spiunit rus Sergei Skripal (agjent i dyfishtë për Britaninë) dhe vajzës së tij Yulia më 4 mars të 2018-ës, 14 shtete të BE-së iu kundërpërgjigjën me një sërë dëbimesh.

Edhe Shqipëria ngriti vigjilencën duke dëbuar dy diplomatë rusë, Vladislav Filipov dhe Aleksei Balashov me arsyetimin se “veprimtaria e tyre nuk përputhej me statusin diplomatik”.
Në maj të vitit 2019, edhe Qeveria e Kosovës shpalli person non-grata punonjësin rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara UNMIK, Mikhail Krasnoshchenkov, që sipas autoriteteve të Prishtinës, kishte vepruar në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës, duke ndaluar zbatimin e ligjit në veri të vendit.

Në periudhën e mëvonshme, BE-ja dhe NATO do të he*tonin seriozisht veprimet e agjentëve rusë të shpërndarë nëpër Evropë, që sipas studimeve, kishin dy qëllime, vj*edhjen e informacioneve nga NATO si dhe frenimin e shtrirjes së mëtejshme të këtyre vende drejt NATO-s. Nga këto he*8time do të mësohej se pikërisht dy agjentët që kishin he*lmuar me gaz nervin Skripalin në Britani, Alexander Yevgenyevich Mishkin dhe Anatoliy Chepig, ishin gjithashtu edhe truri i shpërthimit të depove të ar*mëve në qytezën Vërbetice të Çekisë. Për aktin armiqësor, Çekia përzuri 18 diplomatë rusë nga vendi.

Ndërkohë, pas he*lmimit të tregtarit bullgar të ar*mëve Emilian Gebrev në vitin 2015 si dhe një sërë zjarresh në 4 depo me mu*nicione të destinuara për në Ukrainë dhe Gjeorgji, edhe Bullgaria ngriti alarmin për ndërhyrje të Rusisë. Në kuadër të he*timeve, Bullgaria gjeti edhe molat brenda sistemit; 5 zyrtarë të Ministrisë bullgare të Mbrojtjes u arr*estuan, si të rekrutuar nga Rusia për spiunim dhe nxjerrje informatash që kërc*ënonin sigurinë e Bullgarisë, BE-së, NATO-s dhe SHBA-së.

Përveç destabilitetit anti-Nato, Rusia po shkel edhe të drejtën ndërkombëtare, duke dislokuar trupa ushtarakë dhe ar*matime pranë kufirit lindor me Ukrainën. Pas marrjes nën kontroll të Kr*imesë vite më parë, Rusia tani nxit dhe ar*matos kryengritësit ndaj pushtetit të Ukrainës duke e shkelur 224 herë ar*mëpushimin. NATO paralajmëroi masa, SHBA-ja dhe BE-ja sanksione, ndërkohë që trupat ruse vazhdojnë ende sot e kësaj dite të krijojnë tensione në kufi. Ndërsa në rrafshin e brendshëm, shërbimi rus helmoi në gusht të 2020-ës aktivistin dhe opozitarin Aleksei Navalny, me gaz nervin noviçok.

Pas kurimit në Gjermani, Navalny u rikthye në vend, direkt në bu*rg për një tjetër vepër të iniciuar nga pushteti rus. Vetëm pak ditë më parë, ai ndërpreu grevën e urisë, nga ku u shfaq para gjykatës, duke ak*uzuar presidentin rus se duke u mbyllur gojën opozitarëve, synon të mbajë pushtetin dhe të qeverisë Rusinë përgjithmonë. Navalny e përshkroi Putinit si një “mbret pa rroba i cili po plaçkiste njerëzit” dhe po u mohonte rusëve të ardhmen.