Rusia lëshon fletarrest ndërkombëtar për komandantin e Njësisë Speciale të Kosovës, Besart Ahmeti


Kapiteni Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës është shpallur në kërkim nga Rusia.

Burime të gazetës Reporteri bëjnë të ditur se ndaj Ahmetit, Rusia ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar.

Fletarresti ndaj tij vjen pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për kryekriminelin e veriut, Milan Radojçiq dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë, por edhe pjesëmarrjen e tij në të gjitha aksionet e Policisë për vendosjen e rendit dhe ligji në veri të Kosovës.

Ahmeti është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 2001.