“Ata që qëndrojnë prapa kësaj vendosin kërkesat morale të udhëheqjes në botë dhe tregojnë ekskluzivitet dhe unifikim. Në fakt, nevojitet një lloj shumë specifik i unifikimit për të sulmuar kryeqytetin e Sirisë në kohën kur kanë ndodhur ndryshime të cilat çojnë drejt paqes”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë nëpërmjet mediave sociale.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se asnjë raketë e shkrepur në sulmin e përbashkët nuk kishte shënjestruar bazat ushtarake ruse në Siri.
Në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Duma më 7 prill, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan disa pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs herët në mëngjes.