Rusia kërc*ënon me bllokimin e Twitter-it

Rusia kërcënoi se do të bllokojë Twitter-in për një javë, pasi sipas tyre platforma sociale ka dështuar të heqë përmbajtjen e paligjshme. Roskomnadzor, rregullatori rus i mediave, tashmë i ka zvogëluar shpejtësinë rrjetit amerikan.

Vadim Subbotin, zëvendëspresident i Roskomnadzor-it tha se nëse Twitter vazhdon të mos reagojë ndaj kërkesave për të hequr përmbajtjen e paligjshme, ai mund të bllokohet brenda muajit të ardhshëm.
Rusia thotë se Twitter është duke injoruar rreth 3 mijë e 100 kërkesa për heqjen e përmbajtjes së paligjshme, e cila thuhet se përfshin po*rnografi të fëmijëve ose postime që i nxisin të miturit për të kryer vetëvr*asje.

Ndryshe, Moska ka bërë përpjekje t’i frenojë platformat e mediave sociale në vitet e fundit, për shkak të prot*estave në rritje të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve rusë.
Më 1 shkurt, në Rusi ka hyrë në fuqi një ligj që thotë se rrjetet sociale duhet ta fshijnë përmbajtjen e ndaluar me ligjet ruse.