Rusia kërcënon Maqedoninë pas dëbimit të tre diplomatëve rus

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, më 12 shtator, pa dhënë arsyet, i shpallën “persona non grata” tre diplomatë të Ambasadës ruse në Shkup, njoftoi sot në rrjetet sociale zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Ajo e vlerësoi këtë veprim si një hap të papërgjegjshëm dhe armiqësor të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe tha se nuk do të mbetet pa përgjigje.

Për momentin nuk ka konfirmim nga MPJ e Maqedonisë për pretendimet rreth diplomatëve të dëbuar.
Një pjesë e mediave, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme, njoftuan sot se tre diplomatë rusë dhe një prift rus do të dëbohen nga vendi për shkelje të kodit diplomatik për shkak të aktiviteteve të tyre të dyshimta dhe se kanë pesë ditë kohë të largohen nga vendi.