Rusia kërc*ënoi se do të fundoste anijen amerikane në Detin e Japonisë

Rusia njoftoi se një anije luf*tarake e saj ndoqi dhe më pas dëboi nga ujërat territoriale ruse në Detin e Japonisë një anije lu*ftarake amerikane.
Moska aku*zoi se anija amerikane “USS John S. Mçain” kishte hyrë në ujërat e saj territoriale me dy kilometra pranë Gjirit Pjetri i Madh.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se shkelja ishte pikasur dhe paralajmëruar se do të goditej. Pas kësaj, sipas Rusisë, anija amerikane u tërhoq.
Sipas njoftimit të Rusisë, destrojeri i flotës së paqësorit, “Admiral Vinogradov” përdori një kanal komunikimi ndërkombëtar për të paralajmëruar anijen amerikane për mundësinë e përplasjes pasi kishte hyrë në ujërat territoriale ruse”.