Rusia e konfirmon: Zv.komandanti i flotës ruse vr*itet në Ukrainë

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se është vrarë zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, Andrei Paly, gjatë luftimeve në Mariupol.
Më parë, Ukraina raportoi se kishte një tjetër humbje për Putinin. Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte (VK).

Më vonë, një senator rus nga Sevastopol bëri një postim në VK ku tha se “Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme… Paly vdiq në betejat për çlirimin e Mariupolit nga nazistët”.
Ukrainasit kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftimet që nisën më 24 shkurt. Rusia ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një nga këto viktima – Gjenerali Andrei Sukhovetsky.