Rusia drejt kolapsimit – Ja deri kur ka rezerva

Gazetari hulumtues dhe drejtori ekzekutiv i “Bellingcat”, Christo Grozev, fitues i çmimeve të rëndësishmë ndërkombëtare për gazetari hulumtuese, ka zbuluar që Rusisë po i mbarojnë rezervat. Gazetari bullgar ka thënë se Rusia ka rezerva për ta vazhduar lu*ftën vetëm deri të dielën. Pas të dielës, ka shkruar ai, Rusia do të kolapsojë.

Po ashtu, është paralajmëruar edhe një pako e re shkatërruese sanksionesh nga Perëndimi mbi Rusinë nga e hëna e ardhshme.
“Do të jenë sanksione që nuk janë parë kurrë më parë”, thuhet në raportimin e “Nexta”-s. Këto sanksione, për të cilat nuk ka informacione konkrete, pritet ta godasin fuqishëm Putinin, qeverinë e tij dhe njerëzit e fuqishëm që i ka pas vetes.