Rusia do ta hapë një korridor humanitar për civilët, që të largohen nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupolit sot, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Raportet thonë se armëpushimi do të mbahet nga ora 11:00, dhe se çdo civil në mund të largohet në çdo drejtim.
Kuptohet se nga 300 deri në 1,000 civilë janë bllokuar në vend.
Disa burime thonë se disa nga ata që janë strehuar në bunkerë nëntokësorë në fabrikë kanë qenë atje që nga fundi i shkurtit dhe nuk kanë parë dritën e diellit prej javësh.
Vladimir Putin u ka thënë ushtarëve rusë që të bllokojnë centralin dhe të aq i sigurt sa që as “një mizë” të mos mund të kalojë pa u vënë re, shkruan Skynews.