Rusi / Nëna shet foshnjën e porsalindur për të bërë operacion plastik në hundë

Autoritetet ruse kanë vënë në pranga një nënë 33-vjeçare, e cila ka shitur foshnjën e saj të porsalindur për 2900 paund.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, 33-vjeçarja e paidentifikuar është banues në Dagestani në jug të Rusisë.

Mediet e huaja raportojnë se gruaja shiti foshnjën për të mbledhur para, pasi me ato para donte të kryente një operacion plastik në hundë.

“Nëna e pamëshirshme nuk hezitoi të shiste djalin e saj pesë ditësh për të mbledhur 200 mijë rubla (2900 £)”.

Gruaja ruse, e cila ndodhet në paraburgim, i kishte thënë një shoku se nuk donte ta mbante foshnjën kur ta lindte, pasi nuk kishte para, as shtëpi për t’i ofruar një jetë të mirë.

33-vjeçarja ka arritur të gjejë një çift për të “shitur” djalin e saj, vetëm pesë ditë pas lindjes së tij.

“Nëna biologjike donte ta linte fëmijën në spital, për shkak të pamundësisë ekonomike për te rritur”, tha gruaja, e cila birësoi foshnjën.

“Ajo nuk mund të siguronte një jetesë të mirë për fëmijën, kështu që unë e mora atë”, shtoi gruaja që birësoi foshnjës 5 ditëshe.

Gjithashtu gruaja që birësoi fëmijën tha se nëna biologjike i kishte thënë se kishte nevojë për operacionin e hundës, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.