Rushiti: “Jo abetare të unifikuar të gjuhës shqipe, pa përfshirjen e shqiptarëve të RMV-së”


NUK MUND TË KETË ABETARE TË UNIFIKUAR TË GJUHËS SHQIPE, NËSE KJO ABETARE NUK I DEDIKOHET EDHE NXËNËSVE SHQIPTAR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT.

Për këtë, nuk ekzistojnë kurrfarë barrierash juridike, vetëm duhet vullnet, pak profesionalizëm dhe vendosmëri.Me ca intervenimesh të vogla, në aktet nënligjore në fuqi që rregullojnë kurrikullën shkollore, edhe nxënësit shqiptar të RMV mund t’i gëzohen Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe.Shqipëria dhe Kosova, gabim të madh do të bëjnë nëse, edhe kësaj radhe, nuk i përfshijnë edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, në këtë projekt kombëtar.Lidhur me këtë problematikë, Unë jam prononcuar, kam hulumtuar, kam shkruar dhe kam ofruar zgjidhje konkrete të mundshme. Por, politika gjithmonë, si zakonisht, NË HESHTJE.

Kjo më nxiti të postoj:“Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, që po mbahet këtë të premte në Elbasan, Kryeministri Edi Rama propozoi krijimin e një Abetareje të unifikuar për Shqipërinë dhe Kosovën.“Ne kemi dakordësuar në qeveri, në mbledhjen e fundit, që të punojmë, që në vitin e ardhshëm që është dhe jubilar për pavarësinë e vendit tonë, të kemi gati Abetaren e unifikuar.

Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit… Me shumë kënaqësi dua që ta ndajmë së bashku këtë objektiv, në mënyrë që nëse biem dakord sot, të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri në Kosovë, e më pas ta kemi në të gjithë trojet apo në të gjithë hapësirat ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe. Do na duhet një punë cilësore për të bërë një libër të shenjtë laik të gjithë shqiptarëve”. Agim Rushiti