Rusët marrin nën kontroll një central bërthamor, Zelenski: “Te*rror i paparë, mund të jetë më i rre*zikshëm se Çernobili”

Forcat ruse su*lmuan centralin më të madh bërthamor në Evropë i cili ndodhet në Zaporozhje të Ukrainës. Rreth 1/4 e prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë del pikërisht nga ky central nuklear. Granatimet vijuan pas intensifikimit të luftimeve në Enerhodar, qytet në lumin Dnepar. Agjencia për Mbikëqyrje Atomike pranë OKB-së shprehu shqetësim se lu*ftimet mund t’i dë*mtojnë 15 reaktorët bërthamorë në Ukrainë. Për rrezikun foli edhe Presidenti i Ukrainës.

“Ushtarët rusë su*lmuan centralin më të madh bërthamor në Evropë që ndodhet në Zaporozhje. Kjo mund të jetë (e rre*zikshme) si 6 Çernobilë. Tanket ruse e dinin se çfarë granatonin, duke treguar drejt këtij stacioni. Ky është terror i paparë”, tha Zelenski.

Sistemet e sigurisë në centralin nuklear në Zaporozhje nuk janë dëmtuar. Nuk është vërejtur derdhje e materialit radioaktiv, deklaroi shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafaell Grosi.
“Siç kemi mësuar, këto raketa vijnë nga forcat ruse dhe nuk kemi detaje për llojin e raketës. Mund të jenë gjëra të ndryshme”, deklaroi Grosi.

Sot është dita e nëntë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Lu*ftime po zhvillohen në pothuajse të gjitha qytetet, kurse më së shumti janë goditur qytetet afër kufirit mes Rusisë dhe Bjellorusisë. Edhe pse kryeqyteti ukrainas, Kievi, është nën sulme dhe granatime të vazhdueshme, megjithatë forcat ruse ende nuk kanë hyrë në pjesën qendrore. Pamjet satelitore tregojnë se kolona me automjetet e blinduara ruse është disa kilometra larg Kievit dhe avancon me ritëm të ngadaltë.

“Mbrojtja jonë i shkakton humbje të mëdha armikut tonë. Deri në mëngjesin e sotëm, në ditën e nëntë nga lufta janë vrarë pothuajse 9.200 pushtues. I godasim në afërsi të Mikollaevit, afër Harkovit dhe Kievit. Kryeqyteti mbetet cak kyç për pushtuesit, por ata nuk do të na thyejnë”u shpreh Zelenski.

Por, lufta nuk zhvillohet vetëm në terren, ajo ka edhe elemente psikologjike. Parlamenti rus miratoi një propozim-ligj me të cilin parashihen dënime deri në 15 vjet burg për përhapje të qëllimshme të lajmeve të rreme lidhur me, siç e quajnë ata, operacionin special ushtarak. Secili që do të publikojë informacione që janë në kundërshtim me atë që e pohon armata ruse dhe Putini, do të përfundojë në burg. Mes tjerash draft-ligji ndalon që të kërkohen sanksione ndaj Rusisë.
Dje u mbajt raundi i dytë negociatash mes Rusisë dhe Ukrainës, por nuk u arrit asnjë marrëveshje konkrete. Palët vetëm u dakorduan që të krijohen korridore humanitare përmes të cilave do të evakuohen civilët./TV21