Rusët i falenderojnë serbët për mbështetjen ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë (VIDEO)

“Faleminderit”, “Ne dëshirojmë që t’iu falenderojmë”, dhe “Jemi krenar që vëllazëria me serbët është e fortë” janë disa nga mesazhet që rusët i dërgojnë serbëve me anë të një videoje për këta të fundit si përkrahje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë.

Videoja e publikuar në Twitter thekson se mesazhi është dërguar nga e gjithë Rusia për të falënderuar popullin serb. Kujtojmë se Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo kishte nisur aksionin ushtarak për të pushtuar Ukrainën.

Ditë më parë, nën organizmin e Ambasadës ruse në Serbi, qytetarët në Beograd patën marshuar për të përkujtuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore. Në krye të marshimit ishte e vendosur pankarta me mbishkrimi “Regjimenti i pavdekshëm – Beograd”, ku pjesëmarrësit mbanin flamujt e Serbisë dhe Rusisë, foto të presidentit rus Vladimir Putin dhe simbolin famëkeq “Z” të agresionit ushtarak në Ukrainë. /Telegrafi/
https://twitter.com/SerbiaBased/status/1525177143818428417?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1525177143818428417%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fruset-falenderojne-serbet-per-mbeshtetjen-ndaj-agresionit-ushtarak-ne-ukraine%2F