Rusët duhet të largohen nga Zvicra

Çdo rus në Zvicër, do të duhet të largohet nga vendi kur të skadojë viza, pasi Këshilli Federal i ka shpallur persona të padëshiruar

Shtetasit rusë të pranishëm në Zvicër do të duhet të largohen nga vendi kur të skadojë viza e tyre, pasi Këshilli Federal i ka shpallur persona të padëshiruar, shkruan albinfo.ch.

Por ky nuk është problemi i vetëm me të cilin po përballen tani: pasi kartat e tyre të kreditit dhe debitit të lëshuara nga bankat ruse nuk funksionojnë më në Zvicër, ata mund të mos kenë akses në para, përveç nëse mbajnë para.

Një sfidë tjetër është se si të largohen këta njerëz nga Zvicra, pasi avionët rusë nuk mund të ulen në tokën zvicerane dhe anasjelltas.