Qytetarët vendosën për largimin e mafisë nga pushteti dhe për pastrim të krimit, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev pasi mbrëmë bindshëm e mposhti kundërkandidatin e tij Anastas Gerxhikov.
“Lufta me pandeminë mbetet prioritet, ndërsa Qeveria e re nuk guxon të tërhiqet nga pozitat nacionale, sidomos kur bëhet fjalë për identitetin dhe historinë e Bullgarisë dhe për të drejtat e qytetarëve tanë në vendet e tjera”, tha Rumen Radev – president i Bullgarisë.Në zgjedhje, karakteristika e të cilave ishte dalja tepër e ulët me rreth 40%, Radev fitoi 66% nga votat, ndërsa Gerxhikov-rektori i Universitetit të Sofjes, 32%.Qytetarët vendosën për largimin e mafisë nga pushteti dhe për pastrim të krimit, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev pasi mbrëmë bindshëm e mposhti kundërkandidatin e tij Anastas Gerxhikov.“Lufta me pandeminë mbetet prioritet, ndërsa Qeveria e re nuk guxon të tërhiqet nga pozitat nacionale, sidomos kur bëhet fjalë për identitetin dhe historinë e Bullgarisë dhe për të drejtat e qytetarëve tanë në vendet e tjera”, tha Rumen Radev – president i Bullgarisë.Në zgjedhje, karakteristika e të cilave ishte dalja tepër e ulët me rreth 40%, Radev fitoi 66% nga votat, ndërsa Gerxhikov-rektori i Universitetit të Sofjes, 32%.
Gerxhikov e mori përkrahjen e partisë së Borisovit, GERB, ndërsa Radev përveç përkrahjen e partisë socialiste, e mori përkrahjen edhe nga fituesit në zgjedhjet parlamentare – “Vazhdojmë me ndryshimin”, por edhe nga partia “Ka një popull të tillë”.“I gjithë aparati shtetëror punoi për presidentin aktual. Nuk ka nevojë që të shpjegoj se çka do të thotë kjo. Të gjitha ministritë ishin kyçur në fushatën e Radevit”, u shpreh Anastas Gerxhikov.Ndër të parët që ia uruan fitoren presidentit të Bullgarisë, ishte edhe kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.“U dakorduam se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë me dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për të kërkuar zgjidhje për ardhmërinë e përbashkët evropiane”, potencoi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Para takimit të nesërmen të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Bruksel, ministri shtetëror në MPJ-në e Gjermanisë, Mihael Rot i porositi Sofjes se është koha për plotësimin e detyrave.“Në temën për zgjerimin e BE-së bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Në aspekt të zgjedhjeve që u mbajtën në Bullgari, tani është shumë e rëndësishme që kryesia e Bullgarisë ta plotësojë obligimin e saj evropiane dhe ta hapë rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi Mihael Rot – ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Radev tani duhet ta japë mandatin dhe pas tre cikleve zgjedhore, Bullgaria më në fund të formojë Qeveri. Shpresat janë se kjo do të ndodhë gjatë javëve në vijim me çka do të hapej rruga për të dhënë dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në në samitin e caktuar më 14 dhjetor të këtij viti.