Kuvendi i Rumanisë në seancë plenare ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Republiksë së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në ratifikimin e Protokollit prezent ishte Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili u drejtua para deputetëve rumun.
Parlamenti i Rumanisë në seancë plenare ka ratifikuar Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në Bukuresht ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i cili ju drejtua deputetëve rumun.
“Rumania edhe një herë demonstroi përkushtimin e saj, miqësinë dhe përkrahjen ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e përcaktimit të saj euroatlantik. Duke mundësuar një koherencë dhe ardhmëri të përbashkët. Më lejoni që sinqerisht të falënderohem në emrin tim dhe në emër të deputetëve dhe qytetarëve të vendit tim. Jemi të nderuar që jeni miq dhe partner tanë” –tha Talat Xhaferi-Kryeparlamentar.
Rumania është vendi i shtatë anëtare e NATO-s që ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, pas Greqisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë dhe Malit të Zi. Nesër protokolli duhet të ratifikohet edhe në parlamentin e Lituanisë. Siç është paralajmëruar, Kryeparlamentari Xhaferi nga Bukureshti do të shkojë në Vilnus ku do t’i drejtohet edhe deputetëve të parlamentit të Lituanisë.