Rufki Suma: Nuk kam kartelë bankare, nuk shpenzoi para të buxhetit të komunës së Hanit të Elezit

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, është ndër kryetarët më të veçantë të komunave të Kosovës.
Ai ka treguar se është ndryshe nga kryetarët tjerë të komunave.

Ai ka thënë se nuk e harxhon asnjë cent të buxhetit të komunës për vete personalisht.
Për më tepër ai thotë se nuk ka as kartelë bankare si kryetar komune që do ta shfrytëzonte për shpenzime të ndryshme.

“Nuk kam kartelë të bankës, ato shpenzime që i bëjë janë për udhëtime të delegacioneve. Për veten time 12 vite, nuk ka ndodhur të përdori kartelë dhe nuk ka ndodhur që shpenzimet që i bëjë vet të bëhen nga buxheti i komunës”, ka thënë Suma.