Rudina Hajdari: Babi 22 vite pa ty, të premtoj do eci në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë

Deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari, i ka dedikuar fjalë prekëse të atit, i cili u si sot 22 vite më parë u vra pranë selisë së Partisë Demokratike. Edhe pse Rudina Hajdari është deputete, por jo pjesë e PD-së, partia e themeluar nga i ati i saj, ajo shkruan, teksa e kujton sot: Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë”.

Mesazhi i plotë i Rudina Hajdarit:
“Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm”.

“Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj”.
“Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje”.
“Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë”.

“Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua”.
“Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë”.
“Do eci, ta premtoj!”.