Në Parlamentin e Serbisë është krijua Grupi i Miqësisë me Shqipërinë në Asamlenë Kombëtare të Serbisë. Në kuadër të krijimit të këtij grupi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër falenderuese homologes së tij në Serbi, Maja Gojokoviç.
Ruçi në letrën falenderuese shkruan se Grupet Parlamentare të Miqësisë si ky si u krijua, promotorë të zhvillimit e progresit. Më pas Ruçi shkruan se bashkëpunimi i sinqertë Shqipëri-Serbi garanton stabilitetin për rajonin.
Letra e plotë e Ruçit:
“Me kënaqësi mora lajmin për krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare të Serbisë. Gjej rastin t’Ju falenderoj për këtë inisiativë dhe t’i uroj Grupit të Miqësisë një veprimtari të frytshme, në përmbushjen e misionit të tij. Dëshiroj gjithashtu t’Ju informoj se në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë funksionon prej vitesh Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Serbi, i cili ka kontribuuar në zgjerimin e kontakteve dhe të bashkëpunimit ndërparlamentar. Grupet Parlamentare të Miqësisë përbëjnë një mundësi më shumë për intensifikimin e marrëdhënieve midis institucioneve të të dy vendeve tona dhe kontakteve e miqësisë midis qytetarëve që ne përfaqësojmë. Shpreh bindjen time se bashkëpunimi vizionar dhe i sinqertë midis Shqipërisë dhe Serbisë do të shërbejë si një faktor i rëndësishëm për prosperitetin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.”, shkruhet në letrën e falenderimit të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, dërguar Kryetares së Parlamentit të Serbisë Maja Gojković.”