“Rrymë elektrike do të ketë, qytetarët le të rrijnë qetë”

Institucionet qeveritare sigurojnë se gjatë periudhës së dimrit do të ketë energji elektrike. Ata thonë se Elektranat e Maqedonisë prodhojnë mjaftueshëm rrymë për t’i mbuluar të gjitha amvisëritë.

Rrymë do të ketë gjatë këtij dimri qytetarët mund të rrinë qetë, kështu thotë bashkëpuntori i Qeverisë për energjetikë Viktor Andonov. Elektranat e Maqedonisë prodhojnë mjaftueshëm rrymë për t’i mbuluar të gjitha amvisëritë. Por u dërgoi mesazh qytetarëve që të kursejnë energji elektrike duke e shfrytëzuar atë në mënyrë racionale.

“Në 15 ditët e fundit është zbatuar plotësisht plani i prodhimit të energjisë elektrike dhe janë plotësuar nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. Tash mbetet që qytetarët në mënyrë të matur dhe racionale të kursejnë rrymë elektrike. Ndërsa ne si Qeveri sigurojmë që rrymë këtë dimër do të ketë, qytetarët mund të jenë të qetë” – tha Viktor Andonov.

Në pyetje se sa kompani kanë shkelur ligjin për keqpërdorim të tregut te hapur për engergji elektrike, Andonov tha shkurt se institucionet kompetente ende po hulumtojnë dhe se kur do të kryhen të gjitha procedurat ata do të dalin me emra konkrret se cilat kompani kanë shkelur ligjin. /KlanMacedonia/