Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se kompanitë e vendit paguajnë çmim shumë më të lartë të energjisë elektrike se sa vendet e rajonit. Sipas tij të pavërteta janë pohimet e Qeverisë se më shumë se 72 mijë kompani kanë marrë çmim të volitshëm për rrymën. Mickoski konfirmoi se vijojnë konsultimet me Qeverinë për ndihmën e ofruar nga opozita maqedonase dhe se brenda pak ditësh do të dihet nëse do të ketë rezultate konkrete ose jo.
“Nga 40 vende që janë në ranglistën e EUROSTAT-it, kompanitë tona janë në vendin e 8-të për nga lartësia e çmimit që paguajnë për energjinë elektrike. Tani, a mund ta përballojmë ne si ekonomi dhe ato si kompani këtë? Unë ju them jo, dhe për këtë arsye shumë prej tyre do të falimentojnë, do të mbyllin biznesin e tyre, shumë punëtorë do të humbasin punën, kjo do t’i dërgoje familjet e tyre në pasiguri. Ndërkaq në qoftë se njëherë mbyllni një biznes, më besoni, do të jetë shumë e vështirë ta rifilloni atë, edhe nëse kriza kalon pasnesër ndërsa kriza nuk do të kalojë pasnesër. Që do të thotë se është gënjeshtër dhe e pavërtetë se qeveria i përkrah kompanitë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.