Rryma do të shtrejtohet për ata që e përdorin për luks, për të ngrohur pishina dhe hapësira më të mëdha, paralajmëroi kryeministri Kovaçevski

Rritje të re të çmimit të energjisë elektrike do të ketë, por jo për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, konfirmoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ata që e përdorin energjinë elektrike për nevojat elementare të familjes nuk do të kenë rritje çmimi, ndryshe nga ata që, siç tha kryeministri, e shpenzojnë për luks.

Blloku i parë dhe i dytë mbulojnë mbi 90%, diku deri në 98% të familjeve në vend dhe për ta nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmimin e energjisë elektrike.

Nuk kemi lejuar rritje çmimi për qytetarët. Blloku i tretë dhe i katërt janë një numër më i vogël i familjeve që kanë konsum më të lartë të energjisë elektrike. Në bllokun e katërt janë familjet që, sipas të ardhurave, sipas mundësive, ngrohin hapësira më të mëdha, pishina etj. Të gjithë mund ta bëjnë atë sipas mundësive të tyre, por do të paguajnë një çmim më të lartë. Ne subvencionojmë deri në 90% të energjisë elektrike në vend që të mos ketë rritje çmimi. Ata që përdorin energjinë elektrike për nevojat elementare të një familjeje nuk do të kenë rritje çmimi. Ata që do ta përdorin rrymën për qëllime më luksoze, atëherë do të paguajnë më shumë”, tha kryeministri Kovaçevski pas prezantimit të sotëm të pajisjeve të reja për gjenetikë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.