Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa, kumtoi LAMM.
LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është i rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.