Rrugët e Mariupolit të mbushura me trupa të vdekur (Foto +16)

Skenat e tmerrshme të dokumentuara në Bucha, ku trupat e vdekur të civilëve ishin shpërndarë nëpër rrugë janë përsëritur sërish në Ukrainë.

Autoritetet kanë njoftuar se qyteti portal që ka rënën në duart e ushtrisë së Putinit është i mbushur me trupas civilësh të vrarë. Imazhet nga Mariupoli vijnë në kohën kur Kombet e Bashkuara konfirmuan se po verifikojnë qindra pretendime për vrasje civilësh gjatë pushtimit të paprovokuar rus. Qyteti port ka qenë prej javësh të tëra skenë luftimesh të përgjakshme mes forcave ruse e atyre ukrainase.

BBC konfirmoi lokacionet ku u gjetën trupat në Mariupol, ndërsa sipas të intervistuarve, disa viktimat po shkonin të merrnin dokumentet e punës e janë vrarë nga snajperë, që shënjestronin ata të cilët kalonin në rrugë.Image

Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se pamjet satelitore nga një zonë pranë Mariupolit me grumbuj dheu, treguan se ka varreza të reja masive. Lufta nuk tregoi shenja zbutjeje të premten, pasi Rusia goditi objektiva në Ukrainën lindore në një ofensivë të re për të marrë qendrën industriale të vendit.

Në Gjenevë, zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se ka prova në rritje se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.