Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, hoxha nga fshati Sferkë i Klinës, Afrim Kastrati ishte nisur për kontroll në Prishtinë, për shkak të problemeve shëndetësore, por më të arritur në fshatin Kijevë atij iu përkeqësua gjendja.
Sinjali mëson se hoxha 57-vjeçar u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të marrë trajtim mjekësor nga një qytetar i rastit, por përkundër përpjekjeve të mjekëve që intervenuan, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka pësuar sulm kardiak derisa kishte qenë rrugës.