Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot ka marrë pjesë në shpalosjen e tabelës, respektivisht emërimin e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshinë e Shkupit, transmeton Alsat. Ministrja edhe një herë theksoi rëndësinë që Shkupi ka për familjen Gërvalla.
“Ky qytet ka rol të madh për jetën e Jusuf Gërvallës, hapat e parë në gazetari i ka bërë në Shkup, në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”. Këtu kemi shumë lidhje familjare, nëna ime është nga Shkupi. Emërimi i një rruge me emrin Jusuf Gërvalla është me rëndësi jo vetëm për familjen tonë, por edhe për të gjithë ne, për shkak se ky qytet është shumë i çmueshëm për të harruar kontributin kulturor”, tha Gërvalla.
Ndryshe, intelektuali Jusuf Gërvalla, së bashku me vëllain e tij Bardhosh dhe veprimtarin Kadri Zeka janë vrarë shërbimet jugosllave në vitin 1982 në Gjermani.