Rrufeja go*det dasmorët, lë 17 të vd*ekur


Së paku 17 persona kanë vdekur e mbi 10 të tjerë janë lë*nduar të mërkurën, kur rrufeja goditi ra mbi dasmorët në Bangladesh, të cilët ceremoninë po e zhvillonin në një barkë, thanë zyrtarët e këtij shteti.
Rrufeja e go*diti barkën në kohën kur ajo arriti në bregun e lumit Padma në qytezën Shigbanj, përderisa dasmorët ishin nisur drejt shtëpisë së nuses, tha zyrtari policor, Farid Hossain.
“Ne kemi informata për 17 persona të vde*kur dhe disa të tjerë të pranuar në spital”, tha zyrtari policor.

Zyrtari i zj*arrfikësve, Meherul Islam, katërmbëdhjetë persona janë lë*nduar dhe janë dërguar në spital. Në mesin e të lë*nduarve është edhe dhëndri.
Rru*feja mbyt qindra njerëz çdo vit në Bangladesh, shteti i cili go8ditjet nga rrufeja i shpalli fatkeqësi natyrore më 2016, kur mbi 200 persona kishin vd*ekur vetëm në muajin maj të atij viti, përfshirë 82 për një ditë.

Shumica e vdekjeve nga rrufeja në Bangladesh zakonisht ndodhin gjatë muajve të nxehtë, nga marsi deri në korrik.
Ekspertët thonë se rritja e rasteve fatale nga go*ditja e rrufesë është e lidhur me shpyllëzimin, i cili ka shkaktuar zh*dukje të shumë drurëve të gjatë, të cilët do ta tërhiqnin rrufenë.