Profesori Blerim Latifi dhe aktivisti Rron Gjinovci janë përplasur rreth çështjes së gjuhës që është folur në Kuvendin e Lezhës.
Gjinovci në Pressing të T7 insistonte se nuk ishte folur gjuha shqipe atje, ndërkohë që u kundërshtua ashpër nga Latifi i cili tha se ky është argument i serbëve.
Tutje Latifi i ka kërkuar Gjinovcit të bëhet më i edukuar teksa ky i fundit i thoshte se nuk di asgjë dhe se këtë e ka dëshmuar që dy muaj.
“Qysh kanë folë në Kuvendin e Lezhës”, tha Latifi.
“A ke qenë ti aty, a ka pasë përkthyes, po rri more mos fol palidhje”, u përgjigj Gjinovci.
“Qysh kanë fol? Qysh kanë fol? Kanë fol shqip”, reagoi ashpër Latifi.
“Kanë folë latinisht, kanë folë sapnisht, se ti menon që Skenderbeu ka ditë shqip a”, ia ktheu Gjinovci.
“Kur jam une këtu në tavolinë nuk mundeni me fol palidhje”, vazhdoi Gjinovci.
“Shqip s’ka fol kërkush a, deri në shekullin e 19 edhe qita e niva”, deklaroi Latifi.
“Ju s’dini, që dy muaj jeni tu fol palidhje, qe dy mua ditë e keni dëshmur që s’dini kurrgjë”, tha Gjinovci.
“E para e punës bëhu me i edukuar”, ia ktheu Latifi.
“Me mosdijen jam totoalisht i paedukatë”, u përgjigj Gjinovci.
“Ti nuk e përcakton kush din e kush s’dinë”, tha Latifi.
“Unë kam identitet. Në Kuvend të Lezhës kanë fol latinisht,serbisht veç shqip s’kanë fol. Ky është argument i serbëve, argument i Serbisë”, tha Latifi.