Rron Gjinovci: Kushdo që e ka votuar Hashim Thaçin ja nuk është normal ja është i poshtër


Aktivisti, tash analisti Rron Gjinovci mbrëmë ka deklaruar se kushdo që e voton Hashim Thaçin nuk është në gjendje normale.

Ani pse Thaçi ishte prej politikanëve më jetëgjatë në skenën politike në Kosovë dhe mori me qindra mijëra vota përgjatë rrugëtimit tij nga qytetarët e Kosovës, këta të fundit Rroni i quan abnormal.

‘Një njeri normal nuk beson tek Hashim Thaçi. Atë nëse e ka votu dikush, e ka votu për arsye banale. Dikush që mendon se Thaci duhet me qeverisë Kosovën, ja nuk është normal ja është i poshtër dhe ka lidhje direkte’’, është deklarata skandaloze e Gjinovcit bërë mbrëmë në T7.