Një autobus, me targa të Turqisë ka pësuar aksident në Kumanovë, pasi ka dalë nga korsia dhe është rrokullisur.
Autobusi, ka qenë në drejtim të Kriva Pallankës, në autostradën Kumanovë-Bullgari.
Rastin e kanë konfirmuar nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë, duke thënë se është denoncuar në ora 17:00.
Informacionet fillestare flasin se janë lënduar 3 persona.