Rrogat dhe kontributet e papaguara problem më i madh i punëtorëve në Maqedoninë e Veriut


Punëtorët në shtet më së shumti ankohen në rrogat, kompensimet dhe kontributet e papaguara. Mbështetur në këtë, gjatë vitit 2018 në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kanë arritur 840 shkresa nga punëtorë.

Pastaj vijojnë shkresa në bazë të të drejtave me procedurë falimentuese – 343, të drejtave sindikale – 221, punë jashtë orarit – 76, pushim vjetor – 72 dhe regres për pushim vjetor – 50 ankesa.

Siç njoftoi sot LSM-ja, vitin e kaluar nuk janë evidentuar shkresa lidhur me shqetësim në vend të punës.

Lidhur me mbrojtjen parandaluese të të drejtave të njeriut, LSM-ja informoi se janë dhënë 1298 këshilla, janë përgatitur 147 mendime, 52 kërkesa dhe 34 ankesa.