Rrobat dhe maska tradhtojnë dy hajna në Shkup


Ministria e punëve të brendshme ka ngritur dy padi penale për dy raste të ndara të hajnisë, njëra në një barnatore në Cento, ndërsa tjetra në një kazino në bulevardin “Aradhat e Partizanëve”, transmeton Almakos.

Në njërin rast, policia e ka identifikuar hajnin fal rrobave që ia kanë gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa në rastin tjetër e kanë nxënë hajnin duke e testuar maskën që e ka bartur.

Për vjedhjen në barnatore, padi penale u ngrit kundër 40 vjeçarit nga Shkupi. Ai veprën e ka kryer me 9 prill në orën 19.20 në rrugën Maxhari në lagjen Cento.

“Kur ai është futur në barnatore, ka ardhur deri te e punësuara të cilën e ka kërcënuar me pistoletë për t`ia marr paratë nga prometi ditor 18.900 den. Pas masave dhe aktiviteteve e të ndërmarra dhe me urdhër është kryer kontroll në shtëpinë e D.M. ku janë gjetur rrobat që hajni i ka pasur me veti gjatë kryerjes së veprës penale dhe D.M. është arrestuar”, njoftuan nga MPB-ja.

Për vjedhjen e dytë, padi penale u ngrit kundër një djaloshi 24 vjeçar nga Shkupi. Vjedhjen e ka kryer me 31 mars rreth orës 21 në një kazino në bulevardin “Aradhat e Partizanëve”.

“Ai është futur së bashku me një person tjetër, me maskë të bardh në fytyrë dhe duke u kërcënuar me pushkë automatike ndaj të punësuarve i kanë vjedhur 83910 den dhe e kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Nga ana e zyrtarëve policor është kryer kontroll në vendngjarje, ku afër kazinos është gjetur një maskë e bardh dhe pas kryerjes së kontrollit është konstatuar se e njëjta është nga i padituri M.I., i cili më pastaj është arrestuar”, theksuan nga policia e Shkupit.