Rrjeti i Grave reagon për vr*asjen e 18-vjeçares në Ferizaj, kërkohet dë*nimi maksimal i fajtorëve

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar në lidhje me vra*sjen e vajzës 18 vjeçare në Ferizaj, duke kërkuar kështu dën*imin maksimal të fajtorëve.
Nga ky rrjet thanë se ky rast tregon mangësitë institucionale në trajtimin me seriozitet të vra*sjeve ndaj grave.

“Ky rast, na shpërfaq edhe një herë mangësitë institucionale në trajtimin me seriozitet të vr*asjeve ndaj grave dhe të femicidit. Vr*asja e kësaj vajze assesi nuk është rast i izoluar e as ndodhi rastësore – kjo vajzë vd*iq në një vend në të cilin çdo vr*asje e grave shoqërohet me heshtje institucionale, me zvarritje të he*timeve, dhe me dë*nime të ulëta për vra*sësit e grave. Si për secilën vr*asje të grave nga burrat këtu kemi një zinxhir fa*jtorësh brenda institucioneve. Si ka mundësi që në një institucion shëndetësor të lihet trupi i pa jetë i një gruaje, pa kurfar llogaridhënie?”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në këtë reagim thuhet se spitalet e kanë obligim që në të gjitha rastet ku ka shenja të dhu*nës të lajmërojnë institucionet e sigurisë, e të sigurohen që ushtruesit e dhu*nës të mos ikin.
Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon që hetimi i vr*asjes së 18-vjeçares të jetë prioritet për organet e he*tuesisë, si dhe fajtorët të marrin dë*nimin maksimal

“RrGK do ta përcjell rastin nga afër dhe do të kërkojë vënien e drejtësisë në vend. RrGK nuk do të ndalet derisa vra*sjet e vajzave dhe grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private”, thuhet në reagim.
Tutje, nga ky rrjet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në gjetjen e të dyshuarit të dytë.