“Rrjepet” një person në Ohër, një darkë e paguan afër 900 euro

Çdo vit e njëjta këngë, edhe pse këtë vit nuk kishte shumë turistë që janë ankuar për çmimet e larta, por sezoni në Ohër arrin kulmin në gusht.

Nuk është se të gjithë pronarët e restoranteve janë të njëjtë. Shumë prej tyre e kanë mësuar mësimin nga vitet e kaluara, por ende ka restorante që ndonjëherë ofrojnë çmime vërtet të pabesueshme.

Në rrjetet sociale është publikuar një faturë mjaft e lartë prej gati 1,000 euro, por mysafirët në këtë restorant paguan 14,700 denarë vetëm për 3 kilogramë peshk trofte.

Edhe pse në disa komente mund të lexohet se mysafiri nuk kishte nevojë të porosiste një peshk kaq të shtrenjtë, ai u përgjigjet se nuk ishte në menunë e restorantit, por pasi është në biznesin e peshkut, nuk e kishte pritur këtë çmim.