Rrjedhje të ujit në qendrën tregtare me vlerë 350 milionë euro në qendër të Shkupit

Me kova u grumbullua uji i shiut në katin e fundit të qendrës tregtare ‘Diamond’.

Qendra, e cila sipas njoftimeve gjatë hapjes së saj kishte një vlerë projektimi prej 350 milionë eurosh dhe ofronte mundësi punësimi për më shumë se një mijë persona nga sektorë të ndryshëm, u dëmtua pas shiut të mbrëmshëm që goditi kryeqytetin pasditen e sotme.