Nga viti i ardhshëm paralajmërohet rritje e pagës minimale, e cila pritet të jetë mbi 23.000 denarë, gjegjësisht gati 400 euro, me këtë pritet të vazhdojë rritja e të gjitha pagave, por edhe paga mesatare do të kërcejë dukshëm.
Paga minimale, e cila në vitin 2012 ishte 8.050 denarë, ndërsa në vitin 2016 ishte pak më shumë se 10.000 denarë, sot është mbi 20.175 denarë, ndërsa nga tjetra do të jetë mbi 23.000 denarë.