Rritje enorme e çmimeve, pamundësohet jetesa normale

Në Maqedoninë e Veriut në shumicën e sektorëve u shënua rritje e çmimeve dhe shërbimeve, derisa në disa tjera u regjistrua edhe ulje.

Në qershor të vitit 2013, krahasuar me qershorin e kaluar, rritje më e madhe e çmimeve të konsumit janë regjistruar te mobiliet pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e shtëpive (15.6 %), restorantet dhe hotelet (15.5 %), strehim, ujë, energji (13 %),ushqime dhe pijet joalkoolike (12.1 %), ndërsa ulje është regjistruar te transporti (89 %).

Brenda këtij viti, në sektorin e ushqimeve, rritje më e madhe është regjistruar te perimet (18.7 %) dhe mishi (17.6 %), ndërsa ulje e çmimit është regjistruar vetëm te vajrat dhe yndyrat (28.6 %). Në krejt sektorët, ulje më e madhe është regjistruar te karburantet e lëngshme (31 %).

“Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në qershor 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 9.3%, ndërsa indeksi i çmimeve të shitjes me pakicë shënon rritje për 5.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.