Rritje e re e çmimeve në Maqedoni: Bananet nga 75 pritet të bëhen mbi 100 denarë!


Rritje çmimesh në tregjet anembanë Maqedonisë, dhe shitësit janë të shqetësuar për njoftimin për rritje të çmimit të bananeve.

Aktualisht kilogrami i bananes kushton 75 denarë, por çmimi i ri pritet të kalojë 100 denarë.

Tregtari Goran Ilievski, duke folur për Denar, theksoi se është në dilemë nëse do t’i blejë bananet për t’i rishitur me çmim të lartë apo për të mos ofruar fare banane.

“Kemi marrë informacione se çmimi i blerjes së bananeve do të rritet për shkak të ndryshimeve klimatike dhe sëmundjeve që prekin plantacionet. Kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet tona tregtare dhe te konsumatorët fundorë. Me këtë varfëri në popull, kush do të mund të blejë banane për 100 denarë? Dhe çmimi aktual prej 75 denarë është i lartë, kështu që njerëzit bëjnë pazare ose blejnë banane për copë. Me siguri do të më duhet ta shkurtoj ofertën dhe të heq dorë nga shitja e bananeve”, tha Ilievski për Denar.