Rritje e frikshme e rasteve të reja dhe vi*ktimave nga Covid19 në Maqedoni

Maqedonia dje ka regjistruar 641 raste të reja me koronavirus, 12 të vd*kur dhe 233 të shëruar. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19 që shkakton koronavurusi janë 24,836 persona. Prej tyre 862 kanë vd*ekur 17,905 janë shëruar dhe 6,069 raste janë aktive.

Në Maqedoni dje poashtu kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për mbrojtje nga koronavirusi, e që kryesisht kanë të bëjnë me transportin publik punën e objekteve të gastronomisë dhe administratën publike.

Vendimi i qeverisë parasheh që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50 për qind kapacitetin e pasagjerëve ndërsa institucionet shtetërore dhe publike ta organizojnë punën e të punësuarve me turne, rotacion apo edhe punë nga shtëpia. Qeveria ka lënë në fuqi edhe masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa praninë e shikuesve.

Ndërkohë nuk ka ende marrëveshje mes partive për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës në ambiente të hapura ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00 si dhe ndalimin e vizitave të më shumë personave nëpër familje. Këto masa nuk mund të miratohen pa mbështjen e opozitës meqë shumica parlamentare nuk i ka votat e mjaftueshme.