Rritje e dhunës në familje, më pak aksidente gjatë orës policore

 Për gati 45 për qind më shumë raportime për dhunë në familje, regjistroi policia gjatë orës policore në periudhën nga 12 prilli deri më 12 maj.

Janë ngritur 85 akuza për dhunë në familje, shumica e tyre në Shkup, Ohër dhe Strumicë. Plotësisht, janë regjistruar edhe 49 shkelje kundër 54 autorëve, ndërsa janë konstatuar edhe 373 ankesa të tjera nga qytetarët për dhunë në familje.

Nga ana tjetër, lëvizja e kufizuar ka kontribuar në rreth 40 për qind në zvogëlimin e numrit të aksidenteve në trafik, veçanërisht me pasoja të rënda.

Rritje e dhunës në familje, më pak aksidente gjatë orës policore

Departamenti për Krimin kompjuterik dhe Forenzikë digjitale në periudhën e kaluar ka vepruar mbas 57 ngjarjeve për gjuhën e urrejtjes në lidhje me KOVID-19 dhe mbi këtë bazë deri te PTHP-ja janë paraqitur 33 njoftime dhe dy kallëzime penale.

Që nga 22 marsi, kur u vendos, përfshirë me sot gjithsej 4,783 qytetarë nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes (orën policore), ndërsa 3110 prej tyre janë arrestuar nga policia.

Janë ngritur gjithsej 2.630 kallëzime penale për 3,137 vepra penale kundër 3,412 autorë të krimit. Shumica e tyre janë nga Shkupi dhe Manastiri, ndërsa më të disiplinuarit ishin qytetarët Veles dhe Kumanovë.

Sa i përket respektimit të masave për izolim dhe vetizolim, janë ngritur 127 akuza për 150 vepra penale kundër 169 autorëve, ndërsa për detyrimin për mbajtje të mbrojtjes personale, deri më tani janë bërë gjithsej 1973 shkelje.