Rritja e rrogave në arsim, Shaqiri: “Çështja do zgjidhje sisitematike, jo pro*testa”

Ministria e Arsimit nuk jep afate kohore se kur egzekutivi do të mund t’i harmonizojë dhe rrisë pagat e mësimdhënësve.

 

Por sipas ministrit të arsimit Jeton Shaqiri, gjithçka varet nga zhvillimet e krizës energjetike dhe ekonomike.

Shaqiri në “Intervistën e Javës” thotë se MASh dhe qeveria, nuk heqin dorë nga dialogu. Do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur “gjuhë të përbashkët” dhe për ta bindur SAShK-un se rritja e pagave prej 18.5 % nuk do të ketë nga muaji mars.

Andaj ai bëri thirrje sindikatës të mos dalë në protesta derisa çështja po zgjidhet në mënyrë sistematike.

“Të arrijmë në një mirëkuptim ku do të thuhet se në periudhën e ardhshme të mendohet një diskutim rreth kësaj çështje në nivel sistemor, ashtu siç asnjë gjë nuk ka qenë e keqe për efektet që ka dhënë që nga viti 2018 – 2021 kur kishte një rritje të pagave të tyre dhe tani të shihet në periudhën e ardhshme kohore, dhe nga ky aspekt të ulemi dhe të diskutojmë dhe më pastaj mund ti diskutojmë implikimet pas ribalancit të buxhetit pas diskutimeve të tjera të cilët mund ti ketë” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Shaqiri është i mendimit se me miratimin e ligjit për bashkëpunëtorë profesional, i cili aktualisht është i bllokuar në kuvend, do të zgjidhej problemi i rritjes dhe nivelizimit të pagave dhe njëherit do të rregullohej statusi i mësimdhënësve pa vendime pune dhe avancimi i tyre i mëtejshëm. (Tvm2)