Rritja e rasteve me koronavirus, Kovaçevski: Shpresoj që s’do t’i shohim pamjet e vitit 2020

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e tij të sotme në Tetovë tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar teste për Covid-19 me çmim optimal që nga vjeshta, marrë parasysh rritjen e numrit të rasteve të reja.

Kovaçevski tha se është mirë që kemi arritur imunitet kolektiv deri në një nivel dhe me këtë nuk ngarkohen kapacitetet spitalore.

“I gjithë sistemi shëndetësorë është i përgatitur. Punonjësit tanë shëndetësorë tashmë kanë eksperiencë në lidhje me ballafaqimin. Gjithashtu edhe qytetarët kanë përvojë në mbrojtjen personale dhe rreth trajtimit. Shpresoj që nuk do t’i shohim pamjet e vitit 2020”, tha mes tjerash Kovaçevski.