Të njëjtat gjëra të cilat vitin e kaluar kanë kushtuar sa një rrogë, tani kushtojnë një mijë denarë më shumë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.Megjithatë, sipas ESHS-së edhe rroga mesatare është rritur për rreth një mijë denarë. Kurse Banka Popullore pret që inflacioni këtë vit të jetë 3.1 përqind.Nëse vitin e kaluar në këtë kohë keni harxhuar 24 mijë denarë, tani për të njëjtat gjëra do të duhet të harxhoni 25 mijë denarë.
Sipas Entit Eshtetëror të Statistikave, harxhimet për jetesë në muajin tetor të këtij viti kanë qenë për 4.1 përqind më të larta, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Ushqimi është shtrenjtuar për 4.6 përqind, ndërsa transporti për 18 përqind.Por, sipas të dhënave të ESHS-së, në muajin gusht të këtij viti, paga mesatare është rritur për 4 përqind, gjegjësisht për 1.100 denarë, pra ka arritur në 28.642 denarë.
Banka Popullore e Maqedonisë dje bëri korrigjim të inflacionit për këtë vit në 3.1 përqind, për dallim nga projeksioni i muajit prill kur e parashihnin të jetë 2.2 përqind. Ndërsa në fillim të vitit thanë se inflacioni do të jetë 1.5 përqind.
Rritja ekonomike për këtë vit vlerësohet në 3.9 përqind, me çka ekonomia do ta arrijë nivelin para pandemisë, në vitin e ardhshëm.